Lidhje

Kryeministri Berluskoni del nga spitali


Kryeministri italian Silvio Berlusconi doli sot nga spitali, katër ditë pasi u godit nga një burrë me një statujë në Milano. Zoti Berlusconi dukej në video me fasho në fytyrë, duke përshëndetur me dorë gazetarët, ndërsa hynte në limuzinë.

Më parë, një ndihmës i tij tha se kryeministri 73-vjeçar ndjehej më mirë dhe se priste me kënaqësi të kthehej në punë. Mjekët e mbajtën zotin Berluskoni në spital një ditë më tepër nga sa kishin ndër mend fillimisht, për ta patur nën vëzhgim, ngaqë kishte dhimbje dhe vështirësi në të ngrënë, për shkak të thyerjes së dy dhëmbëve dhe hundës nga goditja.

Mjekët e urdhëruan zotin Berlusconi t’i kufizojë aktivitetet fizike për të paktën dy javë. Policia ka thënë se personi që dyshohet për sulmin, 42-vjeçari Massimo Tartaglia ka patur probleme mendore.

XS
SM
MD
LG