Lidhje

2010 parashikohet të jetë viti i kthesës ekonomike


Ekonomistët parashikojnë se 2010 do të jetë një vit më i mirë se 2009 për financat globale. Por ata thonë gjithashtu se rimëkëmbja ekonomike mbetet delikate dhe nuk do të udhëhiqet nga vendet kryesore të industrializuara të botës. Zyrtarët e ngarkuar për hartimin e politikave ekonomike duhet të vendosin afate për t'i dhënë fund mbështetjes së tanishme qeveritare për sektorin bankar që nuk ka qënë kurrë më e madhe e që mund të çojë në inflacion.


2009 filloi me një rënie të theksouar të ekonomisë botërore që u paralizua mga bllokimi i kredive, dështimi i bankave dhe paniku i investitorëve nga Uoll Striti në Tokjo. Industritë kryesore dhe tregjet e kredive kishin nevojë për shuma parash dhe bankat kombëtare dhe qeveritë i siguruan me vështirësi ato.

Disa ditë para se të merrte postin e presidentit, Barak Obama, paralajmëroi për vështirë ekonomike që i duhej të përballonte vendi.

"Me pak fjalë, një gjendje e keqe mund të përkeqësohet me shpejtësi".

Ekonomia globale pritet të ketë shënuar një farë rënie në 2009, pas 5% rritje në 2007 dhe 3% në 2008. Papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 10% në Shtetet e Bashkuara, 9% në Evropë dhe rreth 6% në Japoni. Por sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, thotë se kthesa po afrohet.

"Ekonomia e Shteteve të Bashkuara dhe ajo botërore po rriten përsëri, bizneset kanë filluar të investojnë përsëri, konsumatorët po shpenzojnë, besimi i bizneseve dhe konsumatorëve është në rritje, tregtia globale po zgjerohet me një ritëm inkurajues".

Analistët e financave, si ekonomisti Mark Zandi, paralajmërojnë se rreziqet mbeten dhe reformat financiare janë të nevojshme.

"Ligjvënësit kanë bërë një punë të mirë për stabilizimin e sistemit financiar, por ata nuk kanë bërë ndryshime thelbësore dhe pa bërë një gjë të tillë, rreziku për një tjetër panik financiar në të ardhmen është ende mjaft i lartë".

Hartuesit e politikave duhet gjithashtu të vendosin se kur t'i japin fund mbështetjes së tanishme qeveritare që nuk ka qënë kurrë më e madhe e që mund të çojë në inflacion. Zëvendës-kryeministri i Rusisë, Igor Shuvalov, thotë:

"Për mendimin tim, këtë vit mendohet se si duhet jetuar pas krizës. Çila duhet të jetë politika e daljes nga situata, a do të vazhdojmë me stimujt financiarë dhe kur do të heqim dorë nga kjo praktikë dhe në çfarë kushtesh".

Rënia ekonomike goditi më shumë vendet e industrializuara dhe i hapi rrugën ngritjes së fuqive të tilla ekonomike si Kina dhe India, thotë Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zellik.

"India është tani një fuqi ekonomike në ngritje, e cila e menaxhoi shumë mirë krizën ekonomike të kohëve të fundit. Ajo ka kontribuar në stabilitetin e ekonomisë botërore dhe mund të bëhet fokusi i rritjes së ekonomisë botërore me kalimin e kohës".

Për vende në zhvillim si Kenia, Banka Botërore thekson nevojën e rifokusimit të vemendjes në problemet afatgjata. Obiageli Ezekwesili është zv/president i Bankës Botërore për Afrikën.

"Për sa i përket konkurencës në mjedisin e ri botëror, Kenia nuk ka rrugë tjetër veç trajtimit të problemit të saj më të rëndësishëm e që ka qënë korrupsioni".

Ndryshe nga rimëkëmbjet ekonomike në të kaluarën, thotë Presidenti i Bankës Botërore. Robert Zellik, nuk pritet që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin rritjen e ekonomisë botëore.

"Dalja nga krizat ekonomike në të kaluarën ka filluar me shpenzimet e konsumatorëve amerikanë. Ky konsum ka çuar në rritjen e kërkesës dhe investimet nga ana e biznesit. Shumica e ekonomistëve parashikojnë se këtë herë nuk do të jetë kështu".


Në vend që rritja ekonomike të udhëhiqet nga vendet e avancuara të industrializuara, rritja ekonomike botërore ka të ngjarë të nxitet nga zgjerimi i shpejtë i ekonomive në vende si Kina dhe India me kontributin edhe të vendeve më pak të zhvilluara. //iç//

XS
SM
MD
LG