Lidhje

Minutat e Hollivudit: “Sherlok Holms” surpriza e krishtlindjeve


“Avatar” titullohet filmi i cili risjell në kinematë amerikane regjizorin James Kameron. Ky film cilësohet si një ndër filmat me buxhetin më të lartë, dhe me teknologjinë më të përparuar të përdorur ndonjëherë në kinematografi. Ndërkaq, në datën 25 dhjetor, pra për ditën e Krishtlindjeve, do të dalë në kinematë amerikane filmi “Sherlok Holms”.

“Sherlok Holms” është surpriza i krishtlindjeve për këtë vit. Nën regjinë e Gay Ritchiet dhe me pjesmarrjen e aktorëve Robert Downey Jr., Rachel McAdams, Jude Law etj, ky film portretizon personazhin Sherlok Holems, një dedektiv i fundit të shekullit të 19, dhe fillimit të shekullit 20. Sherlok Holmes është një personazh i krijuar nga Sir Arthur Conan Doyle.

Premiera e filmit e zhvilluar në Londër në 14 dhjetor, mblodhi protagonistët e filmit të cilët janë entuziast për bashkëpunimin e tyre më të fundit. Për aktorin kryesor Robert Doweny Jr, është mbresëlënës sensi i humorit, që regjizori Gay Ritche ka mundur të bashkangjisë në figurën e dedektivit të famshëm.

Ndërsa aktorja Rachel McAdams, e cila interpreton në film Irenën, bashkëpunëtoren e dedektivit Sherlok Holmes, thekson se elementi më i rëndësishëm i personazhit të saj është fakti që ajo është një grua e pavaruar dhe që përpiqet të jetë vendimarrëse. Gjithashtu ajo vlerëson punën me aktorin kryesor duke e cilësuar Robert Downey Jr si një aktor të madh e të talentuar.

Filmi Sherlok Holmes do të jetë në kinametë amerikane dhe ato europiane që nga data 25 dhejtor.

******

Në bulevradin e famës në Hollivud, është shtuar një yll me emrin e fitueses së çmimit Oskar, Mary Steenburgen. Ylli me emrin e saj, është i 2,395 në bulevarin e famës, dhe është vendosur pak metra larg yllit që mban emrin e bashkëshorit të saj Ted Dason. E lindur në Arkansa, Steenburgen, spikati në vitet 1980, e pikërisht me filmin “ Melvin and Howard, ku fitoi dhe çmimin Oskar për rolin më të mirë mbështetës. Filmi i saj më i ri është ai me titull “Did you hear about the Morgan’s?”., i cili nga sot del në kinamtë amerikane.

******

Regjizori James Kamerun rikthehet në ekranin e gjerë me filmin “Avatar”. Filmi epik i përpunuara në teknologjinë 3 dimensionale, renditet si një ndër filmat me buxhet të lartë, rreth 237 milion dollarë. Tema e trajtur në të është shpëtimi i jetës në tokë , në një subjekt surreal i vitit 2154. Regjizori Kameron ka mëse 10 vjet që ka dashur të realizojë këtë film, por duke synuar përdorimin e teknologjisë më të përparuar të kohës, e ka zgjatur punën për filmin përgjatë një dekade. Në filmin “Avatar “ interpretojnë emra të njohur të kinemasë si Sam Worthington, Michelle Rodriguez, Zoe Saldana dhe Sigourne Weaver. //iç//


XS
SM
MD
LG