Lidhje

Kosova jashtë procesit të liberalizimit të vizave


Kosova ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave. Përfaqësues të Bashkimit Evropian thanë sot se kjo është kushtëzuar në radhë të parë nga problemet politike. Shteti i ri që shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, është njohur nga 64 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Por, mosnjohja e pavarësisë nga pesë vende të këtij Bashkimi, po e lë Kosovën jashtë proceseve integruese.

XS
SM
MD
LG