Lidhje

Ç’do të thotë të jesh francez?


Qeveria e qendrës së djathtë në Francë ka filluar një debat kombëtar lidhur me çështjen se ç’do të thotë të jesh francez. Diskutimi mbi identitetin kombëtar po prezantohet si një mënyrë që qytetarët të analizojnë se kush janë ata vetë dhe cili është vendi i Francës në botë. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant nga Parisi, kritikët argumentojnë se kjo hedh dyshime mbi imigrantët dhe pakicat në Francë.

Shumë persona nga jashtë e përmbledhin termin e të qënit francez me një numër klishesh, si bereta, bageta, djathi dhe vera e mirë. Por imigracioni e ka ndryshuar fytyrën e Francës. Disa gra franceze myslimane vënë shami koke, apo burka. Po ashtu ushqimi tradicional i Afrikës së Veriut, kuskusi, në Francë është i preferuar.

Pra çfarë do të thotë sot të jesh francez? Presideti Nicholas Sarcosy ka prekur një tjetër tipar të francezëve, dëshirën për të debatuar, duke filluar një fushatë kombëtare tre mujore lidhur me këtë çështje. Ka edhe një faqe kompjuterike, www.debatidentitenationale.fr, ku Eric Besson, Ministri franez i Imigracionit, Integrimit dhe Identitetit kombëtar, i fton francezët për të shprehur pikëpamjet e tyre.

Në një mesazh në video, të vendosur në faqen kompjuterike, Besson thotë se debati synon të njihen më mirë vlerat franceze, si barazia, vëllazëria, ndarja e institucioneve fetare nga shteti dhe barazia gjinore, si dhe për të skicuar të ardhmen e vendit. Mes temave që sugjerohen për diskutim janë, nëse Franca duhet të ketë kontrata integrimi për imigrantët që kërkojnë shtetësi dhe nëse studentëve duhet t’u kërkohet të këndojnë himnin kombëtar

Por debati mbi identitetin francez ka shkatuar një minidebat më vete. Kritikët, mes tyre politikanë të opozitës, dhe grupe të të drejtave të njeriut, thonë se debatit i janë dhënë nuancat e ndjenjës nacionaliste të udhëhequra nga partia franceze e esktremit të djathtë, Fronti Kombëtar. Ata argumentojnë se kjo hedh dyshime të padrejta mbi imigrantët, veçanërisht ata me origjinë myslimane.

Debati zhvillohet në një atmosferë polemikash lidhur me kundërshtimin e ndërtimit të minareve në Zvicrën fqinje dhe ndërsa qeveria franceze shqyrton nëse duhet ndaluar veshja në publik e ferexheve nga gratë myslimane.Edhe politikanë të opozitës, të cilët e mbështesin

Ai thotë se francezët janë tepër të interesuar për të ardhmen e vednit, pra nuk është absurde të diskutosh se si duhet trajtuar ky subjekt. Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë më me saktësi se cilët jemi, çfarë duam dhe çfarë lloj ndikimi mund të ushtrojmë tani në Evropë, apo

Por politikani socialist Gorce beson se debati duhet të zgjerohet më tepër nga sa mendon qeveria. Ai thotë po ashtu se ky debat ka në të njëjtën kohë nuanca politike, pasi zhvillohet në prag të zgjedhjeve të marsit.

Megjithatë, polemikat nuk i kanë penguar francezët të marrin pjesë në debate që zhvillohen në ndërtesat qeveritare në mbarë vendin. Rreth 150 të rinj të origjinave të ndryshme etnike ishin mbledhur në një dhomë të vogël në Ministrinë franceze të Imigracionit për një debat me ministrin Besson.

Një djalë thotë se nuk e kanë marrë në punë në hotele të klasit të lartë, thjesht ngaqë është me origjinë nga Afrika e Veriut. Ai tha se puna e vetme që mundi të gjente ishte pastrues në një lagje të varfër të Parisit. Një e re me origjinë afrikane, foli për nevojën e barazisë gjinore në Francë dhe problemet e arsimimit, me të cilat ndeshen imigrantët e rinj.

Por ministri Besson thotë se imigracioni është po ashtu një element kyç në debat dhe francezët nuk duhet të kenë frikë ta diskutojnë. Kjo ndjenjë po mbështetet nga Presidenti Sarkozy, i cili thotë se qeveria do të nxisë tolerancën dhe transparencën për imigrantët, por se ata duhet në të njëjtën kohë të respektojnë vlerat dhe trashëgiminë e Francës.

Një juriste e re, e quajtur Nadia, tha se ishte e kënaqur që kishte marrë pjesë në debat. Ajo tha se ajo kishte imigruar në Francë nga Benini, që kur ishte fëmijë.

Nadia thotë se shumica e imigrantëve përpiqen së tepërmi t’i përshtaten vendit të tyre të ri. Ajo tha se ishte përpjekur shumë të mësonte frengjisht dhe se i ka përqafuar vlerat franceze. Por, shton Nadia, ajo vazhdon të ndeshet me negativizëm. Nëse ndodh që shtyn dikë në autobuzin e mbushur me njerëz, i thonë të kthehet mbrapsht në vendine saj. Por Nadia thotë se vendi i saj është Franca.

Anketat tregojnë se francezët janë të ndarë në debatin e tyre për identitetin. Disa e konsiderojnë atë si një lojë elektorale. Por të tjerë thonë se anketimi tregon se shumica e francezëve mendojnë se është një debat i nevojshëm. //iç//


XS
SM
MD
LG