Presidenti afgan Hamid Karzai paraqiti në parlament kabinetin e ri. Përbërja e kabinetit shikohet si provë e angazhimit të Presidentit Karzai për zbatimin e reformave, pas rizgjedhjes së tij në zgjedhjet e debatueshme të gushtit.
Përbërja e kabinetit duhet të debatohet nga parlamenti dhe të miratohet nga ligjvënësit.
Mes ministrave që do të mbajnë postin janë ministri i mbrojtjes, i brendshëm, i financave. Në këtë listë nuk përfshihet kandidati për postin e ministrit të jashtëm.
Vendet perëndimore i kanë bërë presion zotit Karzai që të luftojë korrupsionin në qeverinë e tij, madje kanë kërcënuar se do të bllokojnë dërgimin e trupave dhe të ndihmave nëse ai nuk e bën një gjë të tillë.
Disa ligjvënës afganë kanë shprehur pakënaqësi me listën e ministrave të presidentit Karzai. (ze)