Lidhje

Ali Ahmeti, zgjidhet kryetar i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim


Ali Ahmeti u rizgjodh për kryetar të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në kongresin e sotëm të partisë që u mbajt në Shkup. Ai nuk pati asnjë kundërshtar për këtë post. Zoti Ahmeti tha se rruga e partisë së tij është me shumë pengesa ndërsa u bëri thirrje anëtarëve të partisë të cilët e kanë humbur vullnetin për punë, siç tha ai, që të tërhiqen. Kongresi po voton edhe anëtarët e rinj të Kuvendit qendror të BDI-së.

XS
SM
MD
LG