Lidhje

Udhëheqësit botërorë mbrojnë rezultatin e takimit të Kopenhagës


Udhëheqësit botërorë po mbrojnë rezultatin e konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën, që u mbyll të premten në Kopenhagë, megjithë se nuk u arrit ndonjë marrëveshje e qartë mbi objektivat për pakësimin e nivelit të emetimit të gazrave të dëmshëm.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha gazetës Bild am Sonntag se rezultati i konferencën përbën hapin e parë drejt një rendi të ri botëror për klimën, asgjë më më shumë, por edhe asgjë më pak.

Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, tha se marrëveshja është një hap pozitiv përpara drejt njohjes së përgjegjësive të ndryshme mes vendeve npë zhvillim dhe vendeve të pasura.

Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, tha se udhëheqësit në takimin e Kopenhagës mbajtën një qëndrim të përgjegjshëm në mbrojtje të planet tokë dhe fëmijëve të tyre.

Marrëveshja e Kopenhagës u miratua dje pas negociatave maratonë nga Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Kjo marrëveshje i bën thirrje çdo vendi që të paraqesë planet për shkurtimin e çlirimit të gazit karbonik në atmosferë, për të kufizuar nivelin e ngrohjes globale në 2 gradë celcius. Por në të nuk përcaktohen rregullat për arritjen e këtij objektivi. (ze)

XS
SM
MD
LG