Lidhje

Irani pranon torturimin e të ndaluarve në protestat e qershorit


Për herë të parë, autoritet iraniane bënë të ditur se zyrtarë të burgjeve kanë rrahur për vdekje të paktën tre të ndaluar, gjatë protestave pas zgjedhore të këtij viti.

Media shtetërore iraniane tha ditën e djeshme se prokurorët kanë akuzuar me vdekje tre persona , në lidhje me vdekjet e shkaktuara nga rrahjet. Të tre janë mes 12 zyrtarëve në burgun Kahrizak të Teheranit, të cilët përballen me akuza kriminale.

Media shtetërore tha se hetuesit arritën në përfundimin se njoftimet e mëparshme sipas së cilave të burgosurit kishin vdekur nga milingjiti, ishin të rreme, dhe se u konfirmua se goditjete e vazhdueshme ishin shkaku i vdekjeve.

Njoftimi i prokurorëve , vjen mbas mohimit prej disa muajsh nga ana e qeverisë së Iranit, që të ndaluarit ishin torturuar në burgun e Teheranit.

Grupet e opozitës thonë se të burgosurit ishin keqtrajtuar, torturuar dhe vrarë në burgun Kahrizak, ku ishin mbajtur shumë nga të ndaluarit gjatë protestave kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor. //mm//

XS
SM
MD
LG