Lidhje

Muzika e së dielës: Albumi i ri i Alisha Kiis; fituesi i programit X Factor


Fituesi i programit X Factor, në Britaninë e Madhe, nuk do të jetë më numri 1 në klasifikimet britanike. Tashmë ai po sfidohet nga një tjetër emër, Papa Bendikti. Bëhet fjalë për albumin “Alma Mater”, i cili përmban recitime dhe lutje të Papës, të kombinuara me muzikë bashkëkohore. Ndërkaq Alisha Kiis, ka hedhur në treg albumin e saj të fundit, i cili përmban një bashkëpunim me Bioncenë.

Alisha Keys, ka hedhur në treg albumin e saj të ri me titull “The element of freedom”. Spikat në këtë album bashkëpunimi me këngëtaren tjetër Bijonse.

“Kjo këngë reflekton një energji të madhe” - thotë Alicia Kiis për këtë bashkëpunim.

Kënga e tyre e përbashkët, është krijuar nga Swizz Beatz, i cili është producent i disa prej këngëve të Bejonces.

Alisha Kiis thotë se ajo nuk lodhet kurrë së krijuari muzikë, dhe se krijimi është një marrëdhënie që nuk do të rreshti për të.

“Ndjehem e bekuar që kam aftësinë të krijojë muzikë për çdo album që kam realizuar deri tani. Përmes muzikës jam e aftë të jem në kontakt me botën, dhe me vehten time, dhe jam më e hapur ndaj tingujve të rinj, dhe muzikës së re, e cila zë vend tek unë dhe unë gjej mënyrën time për ta interpretuar”.

Albumi i ri i Alisha Kiis u hodh në treg në datën 15 dhjetor.

Fituesi i programit X Factor, në Britaninë e Madhe, Joe McEldery, nuk do të jetë më numri 1 në klasifikimet britanike. Tashmë ai po sfidohet nga një tjetër emrë, Papa Bendikti. Kompozitori Simon Boswell, është ideatori i albumit “ Alma Mater, muzikë nga Vatikani”.

Në këtë album janë përfshirë 8 pjesë origjinale me muzikë bashkëkohore, që sjellin një kombinim të muzikës kishtare dhe zërit të Papës.

Papa Bendeikti këndon në këtë album një himn dhe reciton lutje drejtuar Shën Mërisë, në disa gjuhë të botës, mes tyre italisht, frëngjisht dhe latinisht.

Zëri i Papës nuk është regjistruar enkas për këtë album. Zëri i tij është marrë nga Radio Vatikani, e cila ka të drejtën e autorit për regjistrimet e dhëna me zërin e Papa Benediktit.
Në albumin prej 49 minutash, zëri i Papës zë një vend prej 10 minutash.

Ati i Shenjtë shoqërohet nga kori i Akademisë së Filarmonisë së Romës, e regjistruar Londër.
Ndërsa miksimi i regjistrimeve të pjesës së orkestrës me zërin e Papës është kryer në një studio në Romë.

Kompozitori i albumit, Boswell thotë se është i befasur nga liria që i është dhënë atij dhe kompozitorit italian Stefano Maineti për të realizuar këtë album.

Papa Benedikti, me origjinë gjermane, është lindur në një familje artëdashëse. Mozarti dhe Bahu janë mes kompozitorëve të tij të preferuar.

Albumi “Alma Mater” u hodh në treg në datën 29 nëntor.

XS
SM
MD
LG