Lidhje

Pezullohet linja e trenave Francë-Britani


Shërbimi i trenave në tunelin nënujor që lidh Francën me Anglinë është pezulluar për të dytën ditë sot, pas difektit të djeshëm të katër trenave, që la mbi 2 mijë udhëtarë të bllokuar në tunelin e nëndheshëm.

Operuesi i shërbimit hekurudhor, Eurostar, tha se gjatë ditës së sotme do të kryejë një sërë provash për të parë se çfarë e shkaktoi problemin e djeshëm.

Dje kompania Eurostar tha se problemi mund të ishte shkaktuar nga ndryshimi i temperaturave jashtë dhe brenda tunelit.

Sipas zyrtarëve, temperaturat e ulta mbi tokë në Francë, që po përpjeton një ndër dimrat më të ftohë dhe temperaturat relativisht të ngrohta në tunel mund të kenë ndikuar në sistemin elektrik të trenave. (ze)

XS
SM
MD
LG