Lidhje

Iran: Vdes kleriku disident, Ajatollahu i Madh Hosein Ali Montazeri


Shtypi iranian njofton se vdiq kleriku disident, Ajatollahu i Madh Hosein Ali Montazeri. Sipas njoftimeve kleriku i njohur vdiq në shtëpinë tij në qytetin e Komit gjatë natës.

Ajatollahu Montazeri ishte 87 vjeç. Ai ishte një prej udhëheqësve të revolucionit islamik të vitit 1979 dhe për një farë kohe mendohej se do të pasonte si udhëheqës suprem, Ajatollahun Ruhollah Kohomeini, themeluesin e revolucionit islamik.

Por më pas, mes dy klerikëve pati mosmarrëveshje. Ajatollahu Montazeri po ashtu pati probleme edhe me udhëheqqjen e tanishme të Iranit dhe për periudha të gjata kohore ka qënë nën arrest shtëpiak.

Ai ishte mbështetës i reformave dhe e ka akuzuar vazhdimisht udhëheqjen islamike të vendit për sundim diktatorial në emër të fesë. Ajatollahu Montazeri bëri kritika të forta ndaj udhëheqjes së vendit për shtypjen e protestave pas ri-zgjedhjes së debatueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad. (ze)

XS
SM
MD
LG