Lidhje

Në Kosovë do të përsëriten votimet në tre komuna


Në Kosovë, dy partitë kryesore politike ranë dakort me propozimin e Komisionit Zgjedhor të Ankesave për përsëritjen e votimeve në tri komuna, për shkak të parregullsive që u vunë re në raundin e dytë të zgjedhjeve. Në të tri komunat: Prizren, Gjilan e Lipjan, konkurruan Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përplasjet ndërmjet tyre për pushtetin komunal, sipas vëzhguesve të pavarur, e kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e mëtejshëm të koalicionit qeveritar.

XS
SM
MD
LG