Lidhje

Fjalimi i presidentit maqedonas ngjall reagime tek shqiptarët


Gjatë fjalimit të tij të fundvitit në Parlamentin e Maqedonisë, presidenti Gjorgje Ivanov foli për sukseset dhe reformat ekonomike dhe politike, ndërsa tha se vendi i tij synon që me dinjitet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe Natos dhe jo si një vend i nënçmuar. Gjatë fjalimit të tij ai nuk e përmendi asnjëherë marrëveshjen e Ohrit, mbi parimet e së cilës po ndërtohet Maqedonia moderne, gjë që nxiti reagime tek disa parti politike.

XS
SM
MD
LG