Lidhje

Vdes aktorja Brittany Murphy



Policia në Los Anxhelos ka filluar hetimet mbi vdekjen dje të aktores amerikane Britani Mërfi.

Qendra mjekësore Sidërs-Sinai në Los Anxhelos konfirmoi se aktorja 32-vjeçare vdiq rreth orës 10 paradite. Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar.

Britani Mërfi u bë fillimisht e famshme me rolin e saj në vitin 1995 në filmin “Clueless”, dhe më vonë luajti role në “Girl, Interrupted”, “8 Mile” dhe “Sin City”.

Aktorja Mërfi ishte e martuar me regjizorin dhe drejtorin britanik Sajmën Monxhak.

XS
SM
MD
LG