Lidhje

SHBA - Shtetet lindore vazhdojnë të përballen me vështirësitë e dëborës


Amerikanët që nga Karolina e Veriut deri në Nju Jork po përpiqen t'i rikthehen normalitetit, pas stuhisë së fuqishme të deborës që mbuloi pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara gjatë dy ditëve të fundit.

Sot, miliona vetë shkuan në punë duke u dhënë makinave dhe ecur ngadalë në rrugët dhe trotuaret e ngrira.Në Uashington, agjencitë federale janë të mbyllura dhe vetëm punonjësit e domosdoshëm kanë dalë në punë.

Sistemi i metrosë po punon sot me kapacitet të plotë, pasi kufizoi shërbimet për dy ditë. Stuhia përshkoi brigjet lindore të shtunën dhe dje, duke goditur shtete nga rajoni i Atlantikut deri në Nju Inglënd.

Stuhia shkaktoi shtyrjen apo anullimin e qindra fluturimeve, ndërprerje të energjisë elektrike dhe kushte të rrezikshme për qarkullimin me automjete. Pese vetë kanë humbur jetën në incidente të lidhura me motin e keq.

XS
SM
MD
LG