Lidhje

Dëbora e madhe shkakton probleme për tregun e konsumit në Amerikë


Dëbora e madhe prej afro gjysëm metri që mbuloi lindjen amerikane nga Virxhinia deri në shtetin Maine jo vetëm që solli probleme në ngarjen e makinës por shtoi shqetësime edhe tek dyqanet që shpresonin të realizonin shitje në prag të sezonit të festave.

Dyqanet kanë përjetuar renie të shitjeve ndërkohë që Amerika mundohet të dalë nga recesioni më i madh dhe i gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Koha e stuhisë së dëborës ishte me pasoja të mëdha, duke bllokuar rajonet më të dendura të Shteteve të Bashkuara në fundjavën e fundit para Krishtlindjeve, kur miliona amerikanë po përgatiten të shkëmbejnë dhurata. Anaslisti për shitblerjet, Burt Flickinger me Grupin e Burimeve Strategjike.

“Bllokimi i thuajse gjysmës së vendit gjatë fundjavës më të madhe të vitit për blerjet padyshim që dëmton tregtinë dhe fitimet dhe padyshim do të godasë të ardhurat qeveritare.”

Edhe para se të vinte stuhia, Shoqata Kombëtare e Dyqaneve parashikonte një renie të shitjeve gjatë festave me 1 përqind krahasuar me një vit më parë. Megjithëse besohet se ka filluar rimëkembja ekonomike, papunësia në Amerikë mbetet tejet e lartë dhe konsumatorët duket se po kursejnë më shumë dhe po shpenzojnë më pak.

“Si asnjëherë tjetër në historinë amerikane, njerëzia duket më kursimtare kur flitet për paranë dhe ata po blejnë vetëm për fëmijët dhe pjestarët e afërm të familjes. Po shpenzojnë për nevoja dhe jo për dëshira.”

Me shpresen për të rifituar klientë, shumë dyqane po zgjasin orët e punës në ditët para Krishtlindjeve. Ndërkohë që dyqanet tradicionale duket qartë se humbën të ardhura në ditët e fundit, biznese të tjera mund të jenë duke përfituar nga koha e keqe. Shumë dyqane në internet shënuan rritje në shitje ndërkohë që blerësit që nuk dilnin dot nga shtepitë ju drejtuan internetit për të bërë pazarin virtual. Po ashtu edhe dyqanet ushqimore arritën fitime ndërkohë që njerëzia u turr për të siguruar ushqimet e duhura para stuhisë.

“Dyqanet ushqimore patën më shumë biznes. Shitjet u ngritën 100 përqind në ditë në dy ditët para stuhisë."

Shpenzimet e konsumatorëve përmbëjnë më shumë se dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara. //kh//

XS
SM
MD
LG