Lidhje

Arrestohen dy të pandehur për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë


Policia në Bosnje-Hercegovinë arrestoi dy anëtarë të ushtrisë së myslimanëve boshnjakë të kohës së luftës, nën dyshimet se ata kishin kryer krime lufte kundër civilëve gjatë konfliktit të Ballkanit në viteve 1990.

Almir Paladoviç dhe Redzo Baliç u ndaluan sot me një fletë arresti të lëshuar nga prokurorët boshnjakë të krimeve të luftës.

Paladoviç po hetohet nga Departamenti i Posaçëm për Krime Lufte nën dyshimet se kishte vrarë një të burgosur në një kamp ndalimi pranë qytetit verior të Konjiçit, duke shkelur ligjin ndërkombëtar. Baliç dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e një civili serb dhe torturimin e një gruaje serbe.Një seancë paraprake ishte parashikuar për sot.

Gjatë konfliktit të Bosnjës, milicitë kroate dhe myslimane luftuan krah për krah kundër milicisë serbe. Por grupe individuale luftuan gjithashtu edhe kundër njëri-tjetrit. //iç//

XS
SM
MD
LG