Lidhje

Serbia paraqet zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE


Serbia paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një hap i rëndësishëm që shënon shkëputjen e vendit nga e kaluara e luftës. Presidenti Boris Tadiç ia dorëzoi sot kërkesën në Stokholm kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt. Suedia ka aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian.

Presidenti Tadiç u tha gazetarëve në Beograd se Serbia po e paraqet kërkesën si kandidate e Bashkimit Evropian në “momentin më të mirë të mundshëm”. Ky hap është shenjë se Serbia ka shënuar përparim në drejtim të plotësimit të kërkesave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por Serbia ende përballet me shumë pengesa para se të anëtarësohet.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë thënë se Beogradi duhet të arrestojë ish-komandantin e serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe t’ia dorëzojë atë Gjykatës së Hagës para afrimit të mëtejshëm me organizatën. //iç//

XS
SM
MD
LG