Lidhje

Senati amerikan zhbllokon debatin për reformën e kujdesit shëndetësor


Senati votoi në orët e para të ditës së hënë duke i hapur rrugën procesit për miratimin e legjislacionit për refomimin e kujdesit shëndetësor. Nga ana e tyre, republikanët u munduan të bllokonin miratimin në senat në bazë të procedurave. Por demokratët mbajtën radhët e forcuara dhe me ndihmën e të pavarurve bashkuan 60 votat e duhura për ti dhënë fund debatit dhe avancuar në proces. Presidenti e përshendeti kontributin e Senatit.

“Duke i rezistuar intereseva speciale, të cilat e kanë penguar reformën për dekada të tëra dhe të cilët po lobojnë papushim kundër, Senati ka ecur më pranë arritjes së reformës çfarë është një arritje e madhe për familjet, për të moshuarit, për bizneset dhe për mbarë vendin.”

Synimi është frenimi i kostor në rritje i kujdesit shëndetësor në një vend ku pjesa dërrmuese e popullatës mbështeten tek siguracionet private për të paguar faturat mjekësore. Legjislacioni gjithashtu ofron mbështetje për konsumatorët dhe do të garantoj siguracion shëndetësor për afro 30 milion amerikan që nuk kanë sigurime.

Kritikët thonë se synimi është afrimi i vendit drejt një sistemi shëndetësor të kontrolluar nga shteti. Ata thonë se kostoja e legjislacionit të hartuar nga demokratët është shumë më e lartë. Presidenti Obama u tha gazetarëve se kritikët gabojnë.

“Dua të jem i qartë për të gjithë ata që thonë se ky është një legjislacion tejet i kushtueshëm qeveritar: Kjo shkurton defiçitin me 132 miliard dollarë në dhejtë vitet e para dhe me mbi 1 trilion në të dytin.”

Ndërkohë që presidenti vazhdoi fjalimin, senatorët e lodhur u kthyen drejt ndërtesës së kongresit me shpresën për të përfunduar punën në versionin e tyre të reformimin të kujdesit shëndetësor deri në Krishtlindje.

Dick Durbin, senator nga Illinoi që është numri dy në Senat, u bëri thirrje republikanëve që të ndalojnë përpjekjet për të ndaluar atë që nuk mund të ndalohet.

“60 votat e mbrëmshme do të jenë aty edhe nesër. Ato do të jenë aty sa herë që nevojiten deri sa të miratohet përfundimisht legjislacioni.”

Republikania nga Teksasi, Kay Bailey Hutchinson premtoi të vazhdonte betejen. Ajo tha se anketat e opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve nuk e mbështesin legjislacionin.

“Amerikanët kërkojnë refomim dhe atyre u takon ajo. Ky projektligj nuk është reforma për të cilët amerikanët kanë shpresuar.”

Por ndërkohë që anktetat tregojnë mungesë entuziasmi për projekligjin, reformimi i kujdesit shëndetësor ka fituar përkrahjen e mjekëve të vendit. Shoqata Mjekësore Amerikane që përfaqëson mjekët në mbarë vendin ka njoftuar mbështetjen për reformimin e kujdesit shëndetësor. Cecil Wilson foli në emër të shoqatës së mjekëve.

“Shoqata është e angazhuar ndaj reformës shëndetësore që përmirëson sistemin për pacientët dhe mjekët që kujdesen për ta.”

Wilson tha se shoqata e mjekëve do të mbetet e angazhuar ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati mundohen të pajtohen në versionet e tyre për kujdesin shëndetësor. Ky proces pritet të fillojë muajin që vjen. //kh//

XS
SM
MD
LG