Lidhje

Stuhia e borës bllokon udhëtarët me rastin e festave


Në mbarë botën, njerëzit udhëtojnë për të festuar me familjen krishtlindjen dhe vitin e ri. Por këtë muaj, realizimi i këtyre festimeve kërkon durim dhe bashkëpunim me motin. Deri tani, dimri i ftohtë e me dëborë ka vështirësuar transportin e udhëtarëve me rastin e festave si në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë.

Mund të duket një skenë e përsosur e festave të fundvitit, por gjendja në disa aeroporte të Amerikës nuk lë vënd për të festuar. Njerëzit janë detyruar të flenë aty një natë po r edhe dy.

Dëbora e madhe fundjavën e kaluar mbuloi pjesën më të madhe të Amerikës lindore. Vetëm në Nju Jork, më shumë se 1 mijë fluturime u anuluan.

"Kam ende shpresë që të shkojë tek familja për Krishtlindjen".

Pikërisht ky është problemi. Aeroplanët në sezonin e festave janë plot dhe stuhia e dëborës ka bërë që kompanitë ajrore ta kenë të vështirë t’i sistemojnë udhëtarët, të cilëve iu anuluan fluturimet.

"Një ditë e gjysëm fluturime u anulluan për shkak të dëborës, dhe ky është një numër i madh njerëzish, të cilëve u duhen gjetur vende në aeroplane", tha Xhim Mej, i Shoqatës së Transportit Ajror.

"Edhe nëse shkojmë në Nju Jork do të përballemi me një pengesë tjetër. Mrekulli do të jetë po të mbrrijmë në Londër", thotë një udhëtare.

Por ja si duket Londra. Akull dhe dëborë, fluturime të anulluara dhe në Gjermani, autostrada u bllokua për orë të tëra.

Eurostar, treni i shpejtësisë së lartë, që lidh Britaninë, Francën dhe Belgjikën, ka rifilluar shërbimin, pas një ndërprerje 3 ditore. Të premten, moti i keq bëri që 5 trena të bllokoheshin në tunelin e kanalit të La Manshit, duke bllokuar 2 mijë e 500 pasengjerë e duke shkaktuar probleme për mijëra të tjerë, mes tyre edhe ata që udhëtojnë me rastin e festave.

"Ndjekem e çliruar që u takova me miqtë dhe familjen time. Jam gati për të festuar Krishtlindjen. Është një dhuratë e mirë që më në fund jam pranë tyre", thotë një udhëtare.

Për të tjerët, dëshira e tyre është e thjeshtë: të mbrrijnë në destinacion për të festuar krishtlindjen dhe vitin e ri. (ze)

XS
SM
MD
LG