Lidhje

SHBA: Shenja përmirësimi në shifrat e papunësisë


Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve të pushuar nga puna dhe që kanë kërkuar ndihmë papunësie ra ndjeshëm javën e kaluar, duke arritur nivelin më të ulët në 15 muaj.

Një raport i publikuar sot nga Departamenti i Punës thotë se 28 mijë amerikanë më pak bënë kërkesë për herë të parë për ndihmë papunësie.

Përmirësimi i shitjeve dhe rritja e prodhimit mund t’i bëjnë kompanitë që të mos shkurtojnë punëtorë të tjerë.

Një raport tjetër i Departamentit të Tregtisë thotë se porositë ndaj fabrikave për produkte të kushtueshme patën një rritje të lehtë në muajin nëntor.

Kjo ndoshta nënkupton se prodhimi industrial mund të njohë rritje në të ardhmen. (ze)

XS
SM
MD
LG