Lidhje

Familja Obama shkon në Havai për pushimet e fundvitet


President Barak Obama arriti në Havai për t'i kaluar pushimet e fundvitet me familjen në shtetin ku lindi dhe kaloi fëmijërinë.

Presidenti, Zonja e Parë dhe vajzat e tyre erdhën në ishullin Oahu të Havait ku do të qendrojnë më shumë se një javë në klimën e ngrohtë larg nga i ftohti i Uashingtonit. Familja Obama nuk ka ndonjë kalendar vizitash publike dhe do t'i kalojë festat në mënyrë private në një kompleks banimi të marrë me qera në Kailua.

Avioni Air Force One u prit nga rreth 75 ushtarakë si dhe politikanë të Havait që kishin dalë në bazën ajrore Hickam. Presidenti Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë në prag të Krishtlindjeve pas miratimit nga Senati të projektligjit për kujdesin shëndetësor që ishte një fitore me rëndësi për të. Ai u largua nga një Uashington politik mjaft i përçarë lidhur me reformën shëndetësore.

Nisja e familjes për pushime u shty deri sa senatorët hodhën votën në mëngjesin e djeshëm. Zoti Obama ishte herën e fundit në Havai dhjetorin e kaluar dhe familja e ka bërë si traditë ardhjen në këta ishuj për pushime. //iç//

XS
SM
MD
LG