Lidhje

Shqipëri: Krerët e politikës urojnë Krishtlindjet


Në Shqipëri besimtarët e krishterë festuan sot lindjen e Krishtit, një ndër momentet më të rëndësishme të këtij besimi.

Në Tiranë, festimet nisën që në mesnatë në katedralen e Shën Palit ndërsa besimtarët ortodoks festuan në orët e para të mëngjesit.

Gjatë ditës autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit, që nga kreu I shtetit Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetari I opozitës Edi Rama takuan drejtuesit e lartë të të dy kishave duke uruar besimtarët shqiptarë për më shumë mirësi, paqe dhe dialog dhe për të qenë më pranë njerëzve në nevojë.

"Duhet më shumë komunikim njerëzor pasi kjo është e rëndësishme për nje vend si ne", tha presidenti Bamir Topi në urimin e tij.

Në Shkoder u mbajt sot paradite një meshë e shenjtë e udhëhequr nga arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Engjëll Massafra. Po sot, në arqipeshkvinë e Shkodrës zhvilluan vizita urimi Kryeministri Berisha dhe Kryeparlamentarja Topalli.

XS
SM
MD
LG