Lidhje

Guttenberg: Talebanët e moderuar të përfaqësohen në qeveri


Ministri gjerman i mbrojtjes thotë se demokracia e stilit perëndimor nuk mund të arrihet në Afganistan dhe se anëtarë talebanë të moderuar duhet të përfaqësohen në qeverinë afgane.

Karl-Theodor zu Guttenberg i tha sot gazetës gjermane Bild se historia dhe karakteristikat e Afganistanit e bëjnë të pamundur demokracinë.

Ai tha gjithashtu çdo paqe afatgjatë në vendin e përfshirë nga lufta mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e anëtarëve talebanë të moderuar.

Ai tha se perëndimi duhet të vendosë se cilët nga kryengritësit përfaqësojnë një kërcënim serioz për komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se çështja e të drejtave njerëzore në Afganistan duhet të ngrihet duke patur parasysh kulturën e vendit.

Zoti Guttenberg ka qënë nën trysni që kur forcat gjermane në Afganistan urdhëruan një sulm ajror të Natos në veri të qytetit Konduz gjatë së cilit u vranë rreth 140 persona. //mm//

XS
SM
MD
LG