Lidhje

Itali: 7 të vdekur nga orteqet në veri të vendit


Një ortek ka shkaktuar 7 të vdekur në Italinë e Veriut, mes tyre 4 pjestarë të skuadrave të shpëtimit.

Policia tha se viktimat e para, dy turistë italianë që po eksploronin malet e rajonit të Trentinos, ishin zhdukur që ditën e djeshme.

Një skuadër shpëtimi shkoi për t’i kërkuar dhe u përfshi nga një tjetër ortek i dytë më vonë gjatë ditës. 4 persona nga skuadra e kërkimit, vdiqën.

Në një tjetër incident pranë Bolzanos, sërish në veri të Italisë, tre të rinj gjermanë u përfshinë nga orteku teksa po bënin ski.

Zyrtarët e skuadrave të kërkimit thanë se njëri prej tyre vdiq në vend. Njëri prej të rinjve, u dërgua në spital në Bolzano, ndërsa i treti arriti të mbijetojë i padëmtuar. //mm//

XS
SM
MD
LG