Lidhje

San Fransisko me një program të ri për njerëzit pa sigurim shëndetësor

  • RACHEL SILVERMAN

Sipas Fondacionit Kaizer, vitin e kaluar, më tepër se 46 milionë njerëz në SHBA nuk kanë patur sigurim shëndetësor. Ndërsa në SHBA po bëhen përpjekje për reformimin e sistemit shëndetësor, një qytet ka filluar një program të tijin, i cili synon ta bëjë shërbimin shëndetësor të përballueshëm për banorët e tij të pasiguruar.

Deri kohët e fundit, ky qytet me popullsi të përzjerë, prej rreth 800 mijë banorësh, kishte më tepër se 60 mijë banorë pa sigurim shëndetësor.

Gjatë dy viteve të fundit, tre të katërtat e tyre janë regjistruar në një program publik, të quajtur "San Francisko i Shëndetshëm."

Ky program përdor kryesisht klinikat ekzistuese dhe spitalet jo fitimprurëse për të ofruar dhe koordinuar kujdesin shëndetësor, por vetëm brenda kufijve të qytetit.

Programi "San Francisko i Shëndetshëm" u propozua në vitin 2006 nga Kryetari i Bashksisë Gavin Newsom, i cili tha:

"Ne kemi një plan publik. Besoj se e vutë re flamurin amerikan kur në qendrën e qytetit. Ne nuk e zëvendësuam atë aspak me flamurin kanadez: qielli nuk u përmbys dhe botës nuk i erdhi fundi."

Programi i San Franciscos nuk është një plan sigurimesh shëndetësore. Pacientët zgjedhin një "shtëpi mjekësore", një nga 30 qendrat publike, ose të shërbimit shëndetësor privat në qytet, me kosto të ulët, ose pa kosto.

Phil Woo ka qënë punonjës i shtypit, 1 mijë e 500 kilometra larg qytetit, në Kolorado. Kur e la punën, për të ardhur për t'u kujdesur për nënën e tij të moshuar, ai e humbi sigurimin shëndetësor.

Woo ka kolesterinë dhe tension të lartë. Ai erdhi në Qendrën e Shëndetit Publik dhe drejtori i saj, Dr. Albert Yu, e regjistroi atë në programin "San Francisko i Shëndetshëm."

Çdo pacient i përfshirë në programin "San Francisko i Shëndetshëm." i kushton qytetit rreth 300 dollarë në muaj. Në varësi të të ardhurave të tyre, të regjistruarit në këtë plan nuk paguajnë asgjë, ose nga 20 deri në 200 dollarë në muaj, plus një pagesë të vogël të përcaktuar më parë, vetëm për disa nga shërbimet. Por kjo nuk e shlyen të gjithë koston.

Bizneset e San Franciskos ngritën padi ndaj qytetit lidhur me një kërkesë, që ata të shpenzojnë më tepër se një dollar në orë për punonjës për kujdesin shëndetësor. Këto para mund të përdoren për t'ua blerë atyre sigurimin shëndetësor, ose mund të përdoren në programin "San Francisko i Shëndetshëm." Disa restorante kanë caktuar një pagesë në Menu, për të paguar për kostot shtesë.

Ligji i Kalifornisë kërkon që qytetet dhe krahinat t'i trajtojnë të sëmurët, edhe kur ata nuk kanë të paguajnë. Zyrtarët e San Franciscos thonë se programi i ri i shëndetësisë siguron një sistem më të mirë për t'u kujdesur për personat që nuk kanë sigurime shëndetësore. 600 deri në 700 pacientë të rinj regjistrohen çdo javë në këtë porgram.//mm//
XS
SM
MD
LG