Lidhje

Përpjekja për të hedhur në erë avionin nuk është komplot i organizuar


Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare thotë se nuk duket që përpjekja e së premtes për të shpërthyer një aeroplan amerikan pasagjerësh të ketë qënë pjesë e një komploti me prapavija të gjera terroriste.

Zonja Napolitano i tha rrjetit televiziv CNN se hetimet po vazhdojnë.

Në një intervistë për kanalin televiziv ABC, zonja Napolitano tha se nuk është e udhës që ajo të spekulonte nëse i dyshuari 23 vjeçar, Amar Farouk Abdulmutallab të ketë lidhje me al-Kaidën, ashtu sikurse ka thënë vetë ai.

Autoritetet amerikane kanë ngritur akuza ndaj 23 vjeçarit se po mundohej të hidhte në erë avionin ndërkohë që i afrohej qytetit amerikan të Detroitit. I dyshuari përfshihet në listën amerikane të zbulimeve por jo në listën e atyre që ndalohet të fluturojë çfarë nuk do ta lejonte atë të ngjitej në avionin që u nis nga Amsterdami.

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë i tha kanalit ABC se incidenti i ka nxitur autoritetet të rishikojnë procedurat për futjen e përsonave të dyshuar terroristë në listën e mbikëqyrjes si dhe të masat e sistemeve të sigurisë në aeroporte. //mm//


XS
SM
MD
LG