Lidhje

Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009


Grupi amerikan i hip hopit, The Black Eyed Peas pati një vit të suksesshëm. Hiti i tyre Boom Boom Pow i dha grupit vendin e parë në Shtetet e Bashkuara për 12 javë me radhë. Ndërsa kënga I Gotta Feeling nga albumi që është kandidat për çmimin Grammy, The E.N.D ishte një hit edhe më i madh duke qëndruar në vendin e parë të klasifikimit për 14 javë me radhë.

Beyonce pati gjithashtu një vit të suksesshëm falë rinxjerrjes në treg të albumit të saj I Am Sasha Fierce. Por ishte kënga Single Ladies me të cilën bota ra në dashuri. Kënga ka marrë tre kandidatura Grammy dhe vidioja muzikore ka fituar mjaft çmime në mbarë botën.

Lady Gaga pati gjithashtu një vit fenomenal. Artistja eksentrike shiti 4 milion kopje të albumit të saj The Fame dhe versioni i zgjeruar The Fame Monster pati gjithashtu sukses të madh.

Këngëtarja e re e muzikës country Taylor Swift mund të mos jetë artistja e preferuar e vitit për repistin Kanye West por kjo nuk e ndaloi albumin e saj Fearless të ishte më i shituri për vitin 2009.

19 vjeçarja mori 8 kandidatura Gramy në kategoritë nga albumi më i mirë tek artistja më e mirë e vitit në ceremoninë e çmimeve të muzikës Country, duke u bërë artistja më e re të marrë kaq vlerësime.

Surpriza më e madhe e vitit në industrinë e muzikës ishte Susan Boyle. Britanikja 48 vjeçare u bë e njohur brenda një nate falë konkurimit në shfaqjen Britain’s got Talent dhe duke u bërë më e klikuara vidio në YouTube.

Albumi i saj " I Dreamed A Dream" ishte në krye të klasifikimeve në Britani dhe Shtetet e Bashkuara dhe është në rrugën e duhur për ta përsëritur këtë sukses në mbarë botën. //mm//

XS
SM
MD
LG