Lidhje

NYT: Uashingtoni po pajis ushtarakisht Jemenin


Zyrtarë dhe ekspertë amerikanë të zbulimit thonë se Washingtoni prej disa kohësh po furnizon në mënyrë sekrete Jemenin me instruktorë dhe pajisje ushtarake, për të penguar zgjerimin e ndikimit të Al Kaidës në atë vend.

Gazeta Nju Jork Times citon një ish-zyrtar të CIA-s të ketë thënë se agjencia ka dërguar disa nga operativët e saj në Jemen një vit më parë. Gazeta po ashtu citon zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë sipas të cilëve disa nga njësitë elitë më sekrete të forcave speciale amerikane kanë filluar stërvitjen e forcave jemenase në taktika kundër terrorizimit.

Zyrtarët thonë se rrjetet terroriste e shohin Jemeni si një front të ri të ambicieve të tyre globale, të ngjashëm me bazat që kanë krijuar në kufirin afgano-pakistanez. //ad//

XS
SM
MD
LG