Lidhje

Kroaci: Shpallen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale


Në Kroaci, kandidati i Partisë Social Demokrate të opozitës, Ivo Josipoviç ka marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vend.

Zoti Josipoviç do të ndeshet me rivalin e tij, kandidatin e pavarur Milan Bandiç në balotazhin që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Rezultatet zyrtare të publikuara sot tregojnë e zoti Josipoviç, profesor i juridikut dhe kompozitor, ka marrë 32.4 për qind të votave. Pretendenti tjetër, Milan Bandiç, kryetari i bashkisë së Zagrebit, dhe ish-anëtar i Social-Demokrates, u rendit i dyti me 14.8 për qind të votave. Asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë minimumin prej 50 për qind plus 1 votë për të siguruar fitoren automatikisht, gjë që bën të nevojshëm zhvillimin e balotazhit më 10 janar.

Kandidati i partisë konservatore në pushtet u rendit i treti me 12 për qind të votave, një shenjë e pakënaqësisë së votuesve me problemet ekonomike dhe korrupsionin. Kandidatët Josipoviç dhe Bandiç janë zotuar të mbështesin ambicjet e Kroacisë për antarësim në Bashkimin Evropian, një proces që pritet të finalizohet në vitin 2012.Kandidati i opozitës Social Demokratike Ivo Josipoviç mori shumicën votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci dhe do të ndeshet me kandidatin e pavarur Milan Bandiç në balotazhin që do të mbahet më 10 janar.

XS
SM
MD
LG