Lidhje

Rusia paralajmëron BE-në për ndërprerje të gazit


Sllovakia thotë se Rusia ka paralajmëruar Bashkimin Evropian për ndërprerje të mundshme të furnizimit me naftë, për shkak të një mosmarrëveshjeje të re me Ukrainën.

Duke cituar një letër të Komisionit Evropian, qeveria sllovake thotë se Rusia bëri të ditur se mund të pezullonte furnizimin me naftë për Sllovakinë, Hungarinë dhe Republikën Çeke për shkak të problemeve të pazgjidhura mes Moskës dhe Kievit lidhur me tranzitin e naftës.

Zyrtarët e Ukrainës thonë se i kërkuan Rusisë të paguajë tarifa më të larta tranziti për naftën që transporton në Evropë. Ata thonë se negociatat për këtë çështje po vazhdojnë.

Një i dërguar i presidentit ukrainas thotë se Kievi nuk ka ndër mend të bllokojë kalimin e naftës ruse për Evropën Lindore.

Një burim i Bashkimit Evropian thotë se Brukseli po e ndjek situatën dhe se nuk ka arsye për alarm.

XS
SM
MD
LG