Lidhje

Arkeologët kinezë zbulojnë varrin e Gjeneralit Cao Cao


Arkeologët kinezë kanë zbuluar një varr që mendohet se daton nga shekulli i tretë i erës sonë dhe ku ata besojnë se është varrosur politikani dhe gjenerali legjendar Cao Cao. Varri ndodhet në qytetin Aniang të provincës qendrore Henan, jo larg nga Lumi i Verdhë, ku Gjenerali Cao Cao ishte sundimtar i Mbretërisë Wei nga viti 208 deri në vitin 220.

Sipas historianëve, gjenerali krijoi shtetin më të fuqishëm dhe të begatë në Kinën veriore, dhe hyri në histori si një strateg ushtarak dhe udhëheqës i aftë politik.

Përveç talentit si udhëheqës, Cao Cao la pas një trashëgimi të pasur letrare. Ai ishte autor i një seri poezish që shënojnë kalimin nga tradita e hershme folklorike në poezinë letrare kineze.

Pasi të përfundojnë gërmimet dhe të bëhen studimet historike, varri pritet të ekspozohet në muzeum për publikun. //ad//

XS
SM
MD
LG