Lidhje

Studjuesit: Disa viruse janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve


Mjekët dhe shkencëtarët në mbarë botën thonë se kohët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të viruseve që janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve. Sëmundje dikur të kurueshme, si tuberkulozi dhe malaria, po ndryshojnë me shpejtësi në tipe agresive që u rezistojnë mjekimeve.

Studjuesit mendojnë se arsyeja që ilaçet nuk po bëjnë më efekt është ose ngaqë pacientët po marrin shumë antibiotikë, duke dobësuar fuqinë e ilaçit, ose duke e lejuar virusin të ndryshojë, ngaqë kura nuk merret deri në fund.

Në një spital të Floridës, mjekët u habitën kur panë rastin e një të sëmuri me tuberkuloz të një tipi agresiv, ndaj të cilit antibiotikët nuk bënin efekt. Studjuesit janë të një mendimi, se është keqpërdorimi i ilaçeve që i ka ndihmuar viruset të krijojnë rezistencë.

Kjo ka ndodhur edhe me malarien në Kamboxhia, ku mjekimet nuk japin efekt në kurimin e sëmundjes. Vitet e fundit fermerët kanë përdorur përherë e më tepër antibiotikë tek bagëtia. Por ndërsa ilaçet i mbrojnë kafshët nga sëmundjet, ato mund të shkaktojnë në të njëjtën kohë infeksione rezistente ndaj tyre, duke i vënë kështu fermerët dhe konsumatorët në rrezik.

Mjekët në Shtetet e Bashkuara thonë se është jetike që të bëhet më tepër për t’u siguruar që njerëzit të mbrohen nga këto viruse vdekjeprurëse.//lk

XS
SM
MD
LG