Lidhje

Nigeriani i akuzuar për komplot terrorist kishte lidhje në Jemen


Autoritetet në Jemen thonë se shtetasi nigerian i akuzuar se u përpoq të hidhte në erë një avion amerikan javën e kaluar, ka jetuar në Jemen për 4 muaj gjatë 2009-s.

Ministria e Jashtme e Jemenit thotë se 23-vjeçari Umar Faruk Abdulmutallab ka jetuar në Jemen nga fillimi i gushtit deri në fillim të dhjetorit. Ministria thotë se nigeriani ishte futur në Jemen me një vizë për studimin e arabishtes në një institut në kryeqytetin e vendit, Sana. Zyrtarët e sigurimit thonë se e kishin miratuar vizën, pasi ai më parë kishte marrë vizë nga disa vende mike dhe ende kishte një vizë të vlefshme për në Shtetet e Bashkuara.

Abdulmutallab akuzohet se u përpoq të aktivizonte lëndë plasëse gjatë udhëtimit me një avion të linjës Northwest nga Amsterdami për në Detroit. Autoritetet thonë se i akuzuari nuk arriti dot ta aktivizonte lëndën plasëse që kishte në trup, ndërkohë që avioni i afrohej Detroidit. //ad//

XS
SM
MD
LG