Lidhje

Rritje në shpenzimet e konsumatorëve amerikanë në sezonin e festave


Shifrat e fundit tregojnë se blerësit shpenzuan më shumë këtë vit për sezonin e festave krahasuar me vitin e kaluar. Firma Mastercard që nxori të dhënat thotë se shitjet u rritën 3.6 për qind nga nëntori deri në ditën e Krishtlindjeve, në krahasim me 2.3 për qind për të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Stuhia dimërore që përfshiu verilindjen amerikane të shtunën para Krishtlindjeve mund të ketë vonuar blerjet për disa konsumatorët. Por shifrat e fundit tregojnë se ata arritën t’i plotësojnë ato para dhe pas stuhisë.

Analistja Lori Uaks thotë se ulja e çmimeve për mallra si pajisjet elektronike, ishte një nga arsyet kryesore.

“Çmimet janë bërë vërtet tërheqëse: Mund të marrëshe një televizor me akran të madh për 750 dollarë, 20 për qind më pak sesa vitin e kaluar”.

Shpenzimet e konsumatorit janë një nga forcat kryesore të rritjes ekonomike. Shumë blerës kishin dalë në Nju Jork, ditën para Krishtlindjeve. Një pjesë e mirë i kishte lënë pazaret për minute e fundit, si Tifani Smith.

“Lashë çdo gjë për minutën e fundit dhe me vjen zor ta pranoj, por nuk kasha dëshirë të shkoja më pare. Për shkak të turmave dhe radhave të gjata”.

Shumë tregtarë, duke pasur parasysh shitjet e pakta të vitit të kaluar, kishin më pak mallra dhe nuk iu desh që t’i ulnin çmimet shumë për të shitur produktet e tyre.

Analistja e konsumit Regina Lewis nuk parashikon ndonjë ulje të madhe pas festive.

“Është një strategji. Bizneset duan që konsumatorët të shkojnë të blejnë. Mund të marrësh edhe mallra me çmim të ulët, por nuk do t’u rezistosh dot mallrave me çmim të plotë."

Blerjet në internet shënuan një rritje të konsiderueshme, 15 për qind për këtë sezon. Por analistët thonë se një tablo e qartë mund të krijohet vetëm pas festave, kur të dalin shifrat në janar.

Bursa ndërkohë shëndoi rritje. Pavarësisht nga shifrat e larta të papunësisë në Amerikë, vlera e aksioneve në Azi dhe Evropë është rritur. Këmbimi në bursën amerikane arriti në nivele rekord për këtë vit. //ad//

XS
SM
MD
LG