Lidhje

Putin shpreh rezerva për planin antiraketë, SHBA reagon


Kryeministri rus Vladimir Putin tha se planet amerikane për një program mbrojtës nga raketat në Europë janë pengesa kryesore në bisedimet për një traktat të ri mbi kontrollin e armëve.

Zoti Putin tha dje në Vladivostok se sistemi i planifikuar do të prishte baraspeshën e fuqisë pasi Rusia nuk ka plane për mbrojtje nga raketat.

Ai tha se një mburojë amerikane antiraketë do të krijonte një “ombrellë” që do t’i bënin Shtetet e Bashkuara të ndjeheshin tepër të sigurta për të bërë ç’të dëshirojnë.

Zoti Putin tha se Moska po planifikon dislokimin e armëve ofensive për të ruajtur baraspeshën.

Uashingtoni thotë se nuk është dakord me pohimin e zotit Putin se mbrojtja nga raketat dhe armët ofensive janë të lidhura mes tyre.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha dje se një traktat për kontrollin e armëve ka të bëjë vetëm me armët strategjike ofensive. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të bisedojnë me Rusinë për mbrojtjen nga raketat në një tjetër konferencë.//ii

XS
SM
MD
LG