Lidhje

Irani bllokon transmetimet satelitore nga SHBA



Transmetimet ndërkombëtare satelitore nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania në Iran janë bllokuar nga zhurmues të vendosur nga qeveria iraniane.

Programet televizive të transmetuara nga Rrjeti i Lajmeve në Gjuhën Persiane dhe një numër transmetimesh radiofonike nga Shtetet e Bashkuara janë prekur nga zhurmuesit iranianë. Ndërhyrja është bërë ndaj një sistemi komunikimi satelitor që përdoret nga shumë vende.

Autoritetet iraniane nuk u janë përgjigjur pyetjeve për sqarime nga Bordi i Guvernatorëve i Transmetimeve, agjencia që mbikqyr të gjitha transmetimet ndërkombëtare të mbështetura nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Zërin e Amerikës. Megjithatë, inxhinierët të monitorojnë rregullisht komunikimet me satelit thonë se mesa duket Irani është burimi i ndërhyrjes në sinjal, që ka prekur sistemin satelitor Hot Bird.

Zëdhënësja e Bordit të Guvernatorëve Letitia King thotë se ndërhyrja bllokoi edhe transmetime të tjera të Zërit të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe Evropë. Ajo tha se kjo ndërhyrje është një shkelje sipas Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, agjencia kryesore e OKB-së për informacion dhe komunikacione.

XS
SM
MD
LG