Lidhje

Stipe Mesiç, qytetar nderi i Kosovës



Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç është shpallur qytetar nderi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë për mbështetjen e tij ndaj vendit ballkanik.

Kuvendi i Kosovës vendosi sot që këtë dhuratë nderi do t’i japë Presidenti kroat Mesiç më 8 janar të vitit të ardhshëm gjatë vizitës që ai do të bëjë në Kosovë. Zoti Mesiç përfundon mandatin e tij të dytë të presidentit të Kroacisë në shkurt.

Në përgjigje të këtij nderi, Ministri i Brëndshem dhe zëvendës-kryeministri i Serbisë, Ivica Daciç e akuzoi Presidentin Mesiç se po ndërhynë në punë të mbrëndshme të Serbisë.

Kosova shpalli pavarsinë nga Serbia në shkurt të vitit të kaluar. Kroacia ishte njëra prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës një muaj më vonë. Në qërshor të vitit 2008,Kroacia dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënje diplomatike.

Presidenti Mesiç ka thënë se mbështetja e Kroacisë për pavarsinë e Kosovës është njohje e një realiteti të ri në Evropën jug-lindore.

XS
SM
MD
LG