Lidhje

Trazira në Jemen



Zyrtarë jemenas të sigurisë thonë se forcat e tyre janë përleshur me militantët e Al-Kaidës në provincën Hudaja në perëndim të vendit. Zyrtarë të sigurisë thanë se forcat qeveritare ishin në një operacion për kapjen e militantëve të Al –Kaidës në rajonin Der Xhaber. Ata thanë se të paktën një person i dyshuar si militant u kap dhe disa të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

Në fillim të javës, një grup i njohur si al-Kaida në Arabinë Saudite, tha se ishte organizator i tentativës për sulm ndaj një avioni amerikan pasagjerësh më 25 dhjetor. Grupi publikoi një deklaratë në internet, ku thonte se sulmi ishte si hakmarrje për mbështetjen amerikane të operacioneve kundër militantëve të Al Kaidës në Jemen.

Jemeni e ka intensifikuar fushatën kundër rebelëve dhe personave të dyshuar si terroristë të Al Kaidës, duke kryer një numër sulmesh ajrore dhe të tjera, për të cilat tha se kanë rezultuar në arrestimin dhe vrasjen e militantëve. Zyrtarë amerikanë të zbulimit dhe ekspertë thonë se Al Kaida ka ndërtuar vitet e fundit një bazë në Jemen.

XS
SM
MD
LG