Lidhje

Mijëra iranianë ne mitingjet e organizuara nga qeveria



Dhjetra mijëra iranianë dolën në mitingjet e organizuara nga qeveria në Teheran dhe qytete të tjera sot në përpjekje për të treguar forcën kundër lëvizjes opozitare në vend.

Turma të mëdha njerëzish hodhën parrulla pro-qeverisë. Shumë nga demonstruesit valvisnin pankarta ose mbanin fotografi të klerikëve konservatorë të Iranit.

Qeveria organizoi mitingjet në përgjigje të serisë së fundit të protestave të opozitës që u shtypën nga forcat e sigurisë. Lëvizjet anti-qeveritare kulmuan të djelën në Iran gjatë festës fetare të Ashures.

Qeveria tha se tetë persona u vranë kur forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit të djelën. Aktivistët opozitarë megjithatë thonë se ka patur më shumë viktima.

XS
SM
MD
LG