Lidhje

Hetuesit afganë: Trupat e huaja vranë 10 civilë


Hetuesit e qeverisë afgane arritën në përfundimin se trupat e huaja vranë 10 civilë, përfshi fëmijë të një shkolle gjatë një operacioni të djelën në pjesën lindore të vendit.

Një këshilltar i presidentit Hamid Karzai tha se ekipi i tij bisedoi me fshatarët e zonës dhe zyrtarët në distriktin Narang dhe arriti në përfundimin se sulmi vrau 10 civilë përfshi tetë nxënës të moshës 13 deri 17 vjeçar. Viktimat u varrosën para se ekipi të kryente hetimet. Zyrtarët po përpiqen të gjejnë personin i cili dha informata që çuan në sulmin në fjalë.

Më parë zyrtarët e Natos thanë se njoftimet paraprake nga vendngjarja tregojnë se në sulm u vranë 9 kryengritës. Dje zyrtarët thanë se po vazhdojnë hetimet e tyre.

Ndërkohë qindra studentë të universitetit dolën në rrugët e Xhalalabadit në provincën fqinje të Nangarharit për të protestuar për vrasjet.

XS
SM
MD
LG