Lidhje

Afganistan: Tetë amerikanë të vrarë nga një shpërthim me bomb


Dje një vetëvrasës me bombë shkaktoi vdekjen e tetë amerikanëve në një bazë të Shteteve të Bashkuara në Afganistanin lindor, ndërkohë që në jug të vendit nga një shpërthim tjetër me bombë u vranë katër ushtarë kanadezë dhe një gazetar.

Zyrtarë amerikanë thanë se një vetvrasës shpërtheu eksplozivin që kishte në jelek brenda bazës amerikane Forward Operating Base Chapman në provincën Khost. Ushtria tha se asnjë ushtarë amerikan apo i NATOS nuk u vra apo plagos nga ky shpërthim.

Mediat amerikane cituan disa zyrtarë që kishin kërkuar të mbeten anonim të kenë thënë se tetë amerikanët e vrarë punonin për CIA-n.

Provinca Khost kufizohet me rajonin fisnor të Varizistanit verior në Pakistan, ku militantët talibanë dhe aleatët e tyre kanë filluar një sulm të përbashkët në të dyja anët e kufirit. //fg//

XS
SM
MD
LG