Lidhje

Talebanët marrin përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Afganistan


Militantët talebanë morën përgjegjësinë për dy sulme ku u vranë 8 amerikanë dhe një afgan në një bazë ushtarake amerikane në Afganistanin lindor, si dhe 4 ushtarë dhe një gazetar kanadez në jug të vendit.

Sipas talebanëve, sulmi i parë u krye nga një burrë i veshur me uniformën e ushtrisë afgane, i cili e aktivizoi lëndën shpërthyese në palestrën e bazës amerikane.

Ndër viktimat amerikane besohet se kishte disa punonjës të CIA-s. Njoftimet bëjnë të ditur për një numër të plagosurish.

Nuk dihet nëse autori i sulmit ishte pjesëtar i ushtrisë afgane.

Ndërsa në jug të vendit, një sulmë me bombë anës rrugës vrau 4 ushtarë dhe një gazetar kanadez. Të dy sulmet janë ndër më vdekjeprurësit këtë vit për forcat e huaja në Afganistan.

Po në Afganistan, persona të armatosur rrëmbyen dje 2 gazetarë francezë dhe të paktën 2 afganë që udhëtonin me ta në verilindje të Kabulit. Një ndër kolegët e gazetarëve i tha agjencisë franceze të lajmeve se militantët talebanë u kishin zënë pritë në provincën Kapisa. //mm//

XS
SM
MD
LG