Lidhje

Ecuria e punës së Presidentit Obama gjatë vitit 2009


Presidenti amerikan Barak Obama shënoi një faqe të re në histori, kur u bë afrikano amerikani i parë që drejton zyrën më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Presidenti i ri, u përball me sfida të vështira si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu dhe në politikat e brendshme. Presidenti Obama nënshkroi një paketë stimujsh ekonomikë prej 787 miliardë dollarësh, për t'i dhënë hov ekonomisë së vendit.

Reforma e kujdesit shëndetësor ishte një tjetër prioritet i presidentit. Kongresi punoi për muaj mbi këtë çështje, dhe si Senati, me shumicë demokrate, ashtu dhe Dhoma e Përfaqësuesëve e kaluan projektligjin e reformës, mbas debatesh të gjata politike.

Por fitorja e Presidntit Obama me reformën e kujdesit shëndetësor u eklipsua nga një përpjekje për të hedhur në erë një avion pasagjerësh ditën e Krishtlindjeve në linjën e fluturimit Amsterdam- Detroit.

Në mes të këtij viti, gjatë një fjalimi në Kajro, presidenti Obama bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe botës myslimane. Gjithashtu, ai emëroi në Gjykatën e Lartë, Sonia Sotomajor, e para hispanike në këtë post, dhe e treta grua e zgjedhur në këtë organ.

Ndërkohë që afronte fundi i vitit 2009, Presidenti Obama fitoi çmimin Nobel për paqen. Në dhjetor presidenti shpalli strategjinë e re për Afganistanin, sipas së cilës 30 mijë trupa amerikane shtesë do të çohen në këtë vend gjatë 2010. //mm//


XS
SM
MD
LG