Lidhje

Festimet në mbarë globin me rastin e ndërrimit të viteve


Ndërkohë që mijëra qytete në botë vazhdojnë përgatitjet e fundit për të pritur Vitin e Ri, rajoni i Azi Paqësorit i ka dhënë tashmë lamtumirën vitit 2009.

Qiejt mbi Okland të Zelandës së Re u mbushën me dritat shumë-ngjyrëshe të fishekzjarreve, me ardhjen e Vitit të Ri, duke u bërë qyteti i parë në botë që mirëpret 2010-n. Okland është qyteti që ndodhet më pranë vijës ndërkombëtare ku shënohet ndryshimi i datës.

Në Hong Kong, qindra mijëra vetë ishin mbledhur në zonën e portit për një shfaqje madhështore me fishekzjarre.

Ndërkohë në Sidnej, një shpërthim i fuqishëm fishekzjarresh ndriçoi urën që lidh dy skajet e portit në momentin e ndërrimit të viteve, ndërkohë që mbi 1 milionë vetë ishin mbledhur për të festuar këtë moment.

Në Kinë ndërrimi i viteve shënohet në shkurt 2010, pasi kinezët përdorin një kalendar tjetër, megjithatë Presidenti Hu Gjintao e shënoi festën e sotme me një fjalim sot ku nënvizoi arritjet e vitit 2009.

Në Itali, qindra besimtarë katolikë mbushën Shesin e Shën Pjetrit në Vatikan për të ndjekur lutjet e fund-vitit që drejtohen nga Papa Benedikt. //ad//

XS
SM
MD
LG