Lidhje

Finlandë: Një person hap zjarr në një qendër tregtare, vret 5 persona


Në Finlandë, policia njofton se ka gjetur një trup, që besohet të jetë i personit të armatosur që vrau sot 5 vetë në një qendër tregtare në qytetin finlandez Espoo.

Policia e identifikoi personin që kreu sulmin me armë, si 43 vjeçari Ibrahim Shkupolli, shqiptar nga Kosova.

Trupi i tij u gjet në një apartament të Espos. Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë një burrë të veshur me të zeza, tek qëllonte në mëngjes në drejtim të turmës, duke shkaktuar panik, ndërsa njerëzit vraponin për t'u shpëtuar plumbave.

Media finlandeze njoftoi gjithashtu se në një apartament tjetër është gjetur trupi i një vajze, që mendohet të jetë e dashura e Shkupollit.

Në Finlandë ka patur incidente të ngjashme me armë zjarri edhe në vitet 2008 dhe 2007. //mm//

XS
SM
MD
LG