Lidhje

Presidenti Obama pret rezultatet e hetimit për komplotin e së premtes


Presidenti Obama pritet të marrë sot rezultatet paraprake të hetimeve lidhur me të metat në sistemin e sigurisë që mundësuan tentativën për hedhjen në erë të një avioni me destinacion Shtetet e Bashkuara në Ditën e Krishtlindjeve.

Hetimet duket se janë përqëndruar tek Qendra Kombëtare kundër Terrorizmit, agjencia kryesore që ka për detyrë grumbullimin dhe analizimin e informacioneve të mbledhura nga disa agjenci kryesore qeveritare.

Zyrtarët thanë se qendra dështoi në bashkërendimin e një numri informacionesh mbi Umar Faruk Abdul-Mutallabi-in, nigeriani që mendohet se është autori i tentativës.

Por mediat amerikane thonë se hetimi çon në përfundimin se edhe agjenci të tjera qeveritare, si CIA dhe Departamenti i Shtetit nuk i ndoqën me kujdes informacionet që kishin marrë për Abdul-Mutallabin.

XS
SM
MD
LG