Lidhje

Filmat më të ndjekur të vitit 2009


Si çdo vit edhe viti 2009 pati sekuencat e zakonshme të filmave me "Transformers: Revenge of the Fallen" ndër më të suksesshmit në ekranet e kinemave.

Sia Labeou dhe Megan Fox u kthyen në rolet e tyre në aventurën me veprim të regjisorit Michael Bay. Megjithëse pati efekte ekstravagante filmi nuk arriti të sillte të njëjtat emocione si realizimi i parë me kritikët që thanë se ishte më shumë një riprodhim sesa një sekuencë dhe nuk i dha audiencës asgjë të re.

Harry Potter pati një tjetër realizim në 2009 me Harry Potter and Half-Blood Prince.

Megjithëse admiruesit e serialeve vazhduan ta mbështesin atë, moti nuk ishte aq mikëpritës.

Daniel Radcliffe dhe aktorët e tjerë të filmit ishin në premierën e filmit në Londër në ditën më me rreshje të verës në Britani.

Saga mjaft popullore Twilight u kthye në ekranet e kinemave këtë vit me Robert Pattinson, Kirsten Stewart dhe partnerët e tyre tërhoqën mijëra admirues në premierën e filmit në mbarë botën.

"The Twilight Saga: New Moon" theu rekordet duke marrë 72 presje 7 milionë dollarë ditën e parë të shfaqjes.

Kënga e Michael Jacksonit "This is It" tërhoqi një audiencë të gjerë kur admiruesit dolën për të parë filmin që u shfaq në të njëjtën kohë në mbarë botën.

Dokumentari dha pamje prapa skenës ku Jacksoni bënte prova për koncertin e tij që ishte planifikuar në Londër.

Filmi 3D i Pixarit Up, ishte një tjetër hit me historinë e vejanit që rigjallërohet me aventurën me balona. Ashtu si filmat e tjerë të Pixarit Toy Story, Findin Nemo dhe Ratatouille, Up mori vlerësime pozitike nga kritika dhe 68,2 milionë fitim në fundjavën e parë të shfaqjes.

xxxx

Kur flitet për parashikimet e kandidaturave Oscar për 2010-ën kritikët nuk shkojnë më tej dy filmave të dalë në fund të vitit 2009.

Filmi "The Hurt Locker" i Kathryn Bigelow pati sukses si nga kritika edhe nga tregu si asnjë film tjetër që është marrë me konfliktin në Irak.

Filmi ndjek muajin e fundit në detyrë të tre anëtarëve të një skuadre.

Filmi është në garë me "Precious" bazuar në novelën Push nga Sapphire. Me regji të Lee Daniels, dhe realizuar nga Oprah Winfrey filmi ndjek jetën e një adoleshente mbipeshë dhe të abuzuar.

Mariah Carey ka rolin dytësor të një punonjëse dhe është një arritje në karierrën e saj të aktrimit.

Siç është bërë traditë, disa nga blockbusterat më të mëdhenj dolën në fund të vitit. "Avatar" i regjisorit James Cameron mori më shumë se një dekadë në realizim dhe ishte një nga filmat më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë por që ka transformuar kinemanë 3 dimensionale.

"Nine" ishte një tjetër film i mirë me talente si Daniel Day Lewis, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe Sophia Loren.

Aktori Robert Downey Jr pati një rol të sukseshëm këtë vit me "Sherlock Holmes", riprodhim i dedektivit klasik me regji të Guy Ritchit ku interpretojnë edhe yje si Jude Law dhe Rachel McAdams. //mm//

XS
SM
MD
LG