Lidhje

Serbia presidente e radhës së Marrëveshjes për Tregëtinë e Lirë


Serbia mori nga Mali i Zi presidencën e radhës të Marrëveshjes për Tregëtinë e Lirë në Evropën Qendrore.

Mandati i saj një vjeçar filloi sot. Tetë vende rajonale, përfshirë Serbinë nënshkruan marrëveshjen në dhjetor 2006 për të forcuar tregëtinë rajonale dhe tërhequr investime.

Televizioni serb citon ekspertët e Dhomës së Tregëtisë të thonë se Serbia ka përfituar nga anëtarësimi në këtë grup, ku përfshihen gjithashtu Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Rumania.

Televizioni thotë se kompanitë serbe nxorrën fitime me vlerë dy miliardë dollarënga eksporti i mallrave në këto vende gjatë vitit të kaluar. Njëkohësisht, importet totale të Serbisë nga vendet që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje kapën shifrën 989 milionë dollarë. //mm//

XS
SM
MD
LG